Aktualitet

KLGJ pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit

KLGJ pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Gjin Gjonit. Vendimi është marrë me 8 vota pro dhe 2 kundër. 

Mbledhja po zhvillohet online.

Më 17 korrik te ketij viti, Gjoni i paraqiti KLGJ-së kërkesën për dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.

Në letrën dërguar gjyqësorit, Gjin Gjoni hodhi akuza ndaj institucioneve të vettingut, të cilat sipas tij po hedhin në rrugë gjyqtarë e prokurorë, që nuk u bënë shërbëtorë të pushtetit.

“Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps, lëvizjet dhe sita e vettingut, nuk ka të njëjtat parametra dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbetor i politikës, nëse vulos e firmos pa menduar e lexuar, pa iu iu nënshtruar ligjit e Kushtetutës, e kalon. Nëse je shpallur më parë, armik i partisë, nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Shumë kolegë të nderuar, nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të krimit të organizyua janë flakur nga sistemi, vetëm sepse nuk i do partia, ndërkohë që shumë të tjerë kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në ushtrimin e funksionit të tyre si gjyqtar. Sulmeve politike nuk i jam përgjigjur, sepse kam zgjedhur të bëj rolin gjyqtarit dhe të flas me vendime dhe jo më fjalë. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është të dorëhiqem dhe të përballem në mbrojtje të interesit publik duke qenë në ballë të luftës për drejtësi. Për këto arsye, kërkoj dorëheqjen e parevokueshme nga statusi i gjyqtarit dhe njëkohësisht edhe gjyqtarit të Apelit Tiranë”, thuhej ne letren e tij.