Aktualitet

Kolegët në Itali më dhanë dy shpjegime pse po vdesin edhe moshat e reja nga virusi

Kolegët në Itali më dhanë dy shpjegime pse po vdesin edhe

Dy persona në moshën 40-vjecarë janë viktima me moshën më të re në Shqipëri, ndërsa mjekët prej kohësh kanë bërë thirrje që askush nuk është i përjashtuar nga koronavirusi. Lidhur me sqarimin pse virusi rezulton fatal për moshat e reja, mjeku Pëllumb Pipero tregoi bisedën e tij me kolegët në Itali.

"Fola me kolegët në Itali dhe sipas tyre deri më tani vdekjet në mosha të reja konsiderojnë se vijnë për një përgjigje hiper-imune dhe infalamtore sistemike, që vjen nga çlirimi i atyre që quhen në gjuhën mjekësore citokinav, që procedojnë shumë shpejt, është një insuficiencë multioganore. Po sipas kolegëve italianë, moshat e reja janë më të ekspozuara dhe marrin sasi më të madhe virusesh në njësinë e kohës. Dhe ky mund të ishte një sqarim. Komplikacione mund të ndodh dhe në mosha të reja. Të mbrohemi duke mos u ekspozuar", tha Pipero në emisionin "Opinion".