Aktualitet

Kolegji turk Turgut Ozal njofton konferencë për shtyp nesër në 10:00

Kolegji turk Turgut Ozal njofton konferencë për shtyp nesër

Sot qeveria shqiptare mbylli një kolegj turk në Tiranë, atë “Mehmet Akif”. Vetëm një orë pas këtij lajmi Kolegji më i famshën turk në Shqipëri dhe jetëgjatë “Turkut Ozal” ka njoftuar një konferencë ditën e nesërme, e premte, ora 10:00.

Në email shkruhet:

Shoqëria Turgut Ozal Education sh.a. ju fton në konferencën për shtyp lidhur me urdhrin nr. 540, datë 15 shtator 2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbylljen e aktivitetit të kopshtit jopublik Zubejde Hanim.

Ndërsa sa i takon kolegjit “Mehmet Akif” ende nuk dihen arsyet e kësaj mbylljeje të beftë pak javë pas fillimit të shkollës, por duket një vendim i minutës së fundit. Ndërkaq nuk dihet ende se si do të sistemohen nxënësit e kësaj shkolle.

Në vendimin e qeverisë mes të tjerash thuhet:

Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka detyrimin të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar si dhe të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendim dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindi për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.

Mediat po e lidhin këtë mbyllje të beftë me kërkesat e përsëritura të Erdogan për elementët gylenistë (armikut të tij më të madh) në Shqipëri…