Aktualitet

Shefi i 'Shqiponjave' në Elbasan status emocional pasi u shpëtoi plumbave të Lefter Zhidru

Shefi i 'Shqiponjave' në Elbasan status emocional pasi u

Enkel Xhaferri është komandanti i Forcave Shqiponja të Elbasanit i cili ditën e djeshme ishte në krye të operacionit për kapjen e Lefter Zhidrut, një operacion që pas 5 orësh me negociata të dështuara që 71 vjeçari të dorëzohej, përfundoi me ekzekutimin e tij me plumb në kokë.

Komandanti ka postuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se për pak rrezikohej jeta e tij:

“Për pak do shkoja të prezantohesha me të madhërishmin Zor. Fatmirësisht ende jo”, shkruan ai.

Shefi i 'Shqiponjave' në Elbasan status emocional pasi u

Shefi i 'Shqiponjave' në Elbasan status emocional pasi u

Lefter Zhidri qëlloi për 5 orë me plumba drejt policisë pasi nuk pranonte që të dorëzohej. Ai u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë, dhe në momentin kur mbërriti policia ai filloi të qëllojë me breshëri plumbash. Dy djem të rinj kalimtarë të rastit u plagosën. Ata janë dërguar në spital jashtë rrezikut pë jetën.

Enkel Xhaferri ishte mes 4 efektivëve të Shqiponjave që u afruan në derën e shtëpisë së 71 vjeçarit, para se të ekzekutohej, por ky i fundit i sulmoi me plumba, por fatmirësisht pa prekur asnjë prej tyre. 71 vjeçarit iu gjetën kallëpe tritoli dhe armë në shtëpi.

Për më shumë klikoni linqet si më poshtë: