Aktualitet

Kombinati i Tiranës kthehet në zonë problematike të Covid

Kombinati i Tiranës kthehet në zonë problematike të Covid

Shqipëria ka mbi 12,772 reste aktive me të infektuar dhe 42 % e tyre janë në Tiranë. Në qendrat shëndetësore ka një rritje të kërkesave të personave që kërkojnë të bëjnë testin e shpejtë, dhe atë të PCR, ndërkohë që në rritje duket të jetë edhe numri i të infektuarve që marrin trajtimin në shtëpitë e tyre.

Mjeku Besar Hysi, thotë se në këtë valë të re Covidi, po preken më së shumti personat e pavaksinuar, dhe vatrat janë ato familjare. Ndër zonat e Tiranës, Kombinati i cili në muajt më parë ishte thuajse Covid-free, këtë valë është kthyer në problematike. Sipas mjekut në rreth 24 orë rezultojnë pozitivë 15 persona.

Kombinati i Tiranës kthehet në zonë problematike të Covid

Besar Hysi- Drejtor i Qendrës Shëndetësore nr.6 në Tiranë.

“Ne kryejmë rreth 40 -50 teste ne ditë, teste të shpejta dhe PCR. Kemi kërkesa të shtuara goxha në krahasim këtë periudhë në krahasim me verën, pasi përveçse Covid-it janë dhe viroza të tjera të stinës. Shenjat klinike kanë qenë kryesisht të lehta deri mesatare, sigurisht duke u ndjekur nga mjekët e familjes edhe për të prekurit që ndodhen në shtëpi. Ka nga gjithë grupmoshat e infektuara, dhe grupmosha të reja 30 -40 vjeç. Pjesa më e madhe të pacientëve janë të pavaksinuar. Grupmosha mbi 50 vjeç ka mbulesën më të mirë vaksinale”, tha ai për Klan.

Ndërkaq, sa i përket numrit të rasteve aktive me Covid krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, këtë shtator janë rreth 8 mijë raste më shumë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 849
Të shëruar në 24 orë 982
Të shtruar në spitale 216
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,769
Testime totale 1,147,151
Raste pozitive 162,173
Raste të shëruara 146,827
Raste Aktive 12,772
Humbje jete 2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,469
Shkodër 1,323
Fier 1,174
Durrës 1,152
Vlorë 796
Lezhë 646
Elbasan 645
Berat 513
Korçë 303
Kukës 287
Gjirokastër 260
Dibër 204

*Tiranapost.al.