Aktualitet

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e presidentit, Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat u bënë pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare.

Rrëzimi i dekretit të presidentit në Komisionin e Ligjeve u bë me 15 vota kundër dhe 2 pro.

Votimi vjen në një kohë kur lidhur me dekretin e Metës nuk është shprehur ende Komisioni i Venecias, të cilës kreu i shtetit i ka kërkuar opinion.

Ndërkohë Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi bëri thirrje që rivotimi në Kuvend të bëhet pas publikimit të Opnionit të Venecias.

Kodi Zgjedhor siç deklaroi dhe Rama do të shkojë në Kuvend të enjten për t’u rivatuar nëpërmjet rrëzimit ose jo të dekretit të presidenti.