Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit

E Martë 1 Dhjetor 2020, 12:12
TiranaPost
Komisioni i Sigurisë rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Policinë e Shtetit.
Dekreti është rrëzuar me shumicë votash, ndërkohë që pro dekretit ka votuar edhe deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se policia është jashtë palëve politike dhe e vlerësuar nga publiku.
Sipas tij dekreti është akt me natyrë politike dhe për këtë arsye kërkoi rrëzimin e tij.
Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar.