Komiteti i Ekspertëve konferencë për mediat, Manastirliu: Numri i të shtruarve në spitale është rritur

E Shtunë 16 Janar 2021, 14:06
TiranaPost
Komiteti Teknik raportoi në konferencën e sotme situatën epidemiologjike bëri me dije pas vlerësimit të realizuar është vënë re një rritje e incidencës dy javore.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se ka rritje të numrave të rasteve në të të prekurve dhe të pacientëve të shtruar në spitale.
“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive ka pasur rritje”, tha Manastirliu teksa paralajmëroi për kujdes të shtuar ndaj masave anti-Covid.