Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve vendos: Maska do bëhet me detyrim, ndryshe gjobitesh

Komiteti i Ekspertëve vendos: Maska do bëhet me detyrim, ndryshe

Maska do të bëhet me detyrim në ambientet e mbyllura dhe qytetarët apo punonjësit që nuk e zbatojnë këtë kusht do të gjobiten.  

Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pjesë e të cilëve është edhe mjekja Gjeorgjina Kuli, e cila thotë se është vendosur që maskat të bëhet e detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, në biznese dhe ambientet e mbyllura, kur pritet në radhë dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.

Komiteti i Ekspertëve vendos: Maska do bëhet me detyrim, ndryshe

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë", tha ajo për emisionin “Repolitix".

Sipas mjekes Kuli nuk pritet të ketë ulje të rasteve të të infektuarve me Covid.