Aktualitet

Komiteti Teknik nuk ndryshon asnjë masë: Situata delikate, por nën kontroll

Komiteti Teknik nuk ndryshon asnjë masë: Situata delikate, por

Nuk ka ndryshim masash, por do jenë në fuqi ato aktualet. Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata është delikate, por indikatorët tregojnë qëndrueshmëri me tendencë ulje.

Mira Rakacolli: Situata vazhdon të mbetet delikate, që duhet të monitorohet me shumë vëmendje, por shifrat tregojnë qëndrueshmëri, në ditët e fundit të javës që mbyllim kemi tendencë ulje që presim ta vlerësojmë a do vazhdojë të mbetet e tillë. Kem tendencë ulje të indikatorit R, që është 0.5. Konkluzioni është që masat të cilat u propozuan dy javë më parë kanë dhënë efektin e tyre prandaj do vazhdojmë të mbetemi aty duke vlerësuar në vijimësi efikasitetin.

-Kufizimi i lëvizjes nuk ndryshon, nis nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

-Baret restorantet siç vijojnë të mbyllura në këtë fashë orari.

-Shkollat e mesme në zonat e kuqe do vijojnë online.

-Universitetet vazhdojnë online.

-Fluturimet me Britaninë të pezulluara

Masat që do jenë në fuqi në dy javët në vijim nga dita e sotme janë konkretisht:

- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt.

- Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt.

- Shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 25 shkurt për dy javë.

- Universitetet do të vijojnë online.

-Fluturimet me Britaninë të pezulluara

*Tiranapost.al.