Aktualitet

Kompania italiane fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës. Arsyeja lidhet me ofertën

Kompania italiane fiton tenderin për hekurudhën

Për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës tenderin e ka fituar kompania italiane INC S.P.A. 

Lajmi mësohet nga një njoftim zyrtar i BERZH, ku thuhet se në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA me ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro, si dhe një nga më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturav.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.