Aktualitet

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29 Nëntori bashkoi të majtën. Shqipëria është në skenarin 3 të Covid. Lexo përmbledhjen

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Nata e Bardhë u festua online

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Nata e Bardhë sot u festua ndryshe për shkak të pandemisë dhe rregullave të vendosura prej saj. Ndërsa po i ngjason edhe eventeve të bëra për muzikën në SHBA, por pa ndarje çmimesh, koncerti që u mbajt në Akademinë e Arteve ishte pa spektatorë, por online. Koncerti plot nostalgji "Muzika e viteve 2000", u prezantua nga Dojna Mema dhe pjesë e saj ishin Mr. Elvis, Kastro Zizo, Ëest Side Family, Getoar Selimi, Dafina Zeqiri e Stine. (Lexo këtu)

Lufta Nacional Çlirimtare bashkon të majtën

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Lufta Nacional Çlirimtare bëri bashkë figurat kryesore të së majtës shqiptare. Presidenti Meta, Kryeministri Rama. Kryeparlamentari Ruçi, Kryebashkiaku Veliaj të gjithë ishin sot të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve këtë paradite të 29 nëntorit. Të gjithë janë shfaqur me maska, ndërsa detaje që është vënë re ishte largësia e kryeministrit nga Presidenti, ndërsa Ruçi i qëndronte më pranë këtij të fundit. (Lexo këtu)

Shqipëria ndodhet në skenarin 3 për Covid

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Mjeku Brataj, njëherësh shef i Urgjencës Kombëtare sqaroi se vendi ndodhet në skenarin 3 për masat e marra lidhur me situatën e Covid.

“Deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, momentalisht jemi në skenarin 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”, tha ai. (Lexo këtu)

Qytetarët në Tiranë shkelin rregullat!

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Distanca fizike është një nga shqetësimet në Tiranë. Kjo situata e ditës së sotme në disa nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në qendër dhe tek Liqeni Artificial.

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Pavarësisht se situata e Covid në vend mbetet me një nivel risku të shtuar, për qytetarët duket se është një sfidë të mësohen me respektimin e distancimit fizik, edhe pse ndodhemi në muajin e tetë të pandemisë. (Lexo këtu)

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës largohen nga presionet

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Kadastra e Vlorës është cilësuar një nga problematiket, pasi brenda pak muajsh ka ndërruar 8 drejtorë. Si arsye, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, thotë se kanë ndikuar presionet kriminale, për shkak të interesave të larta të tokave të bregdetit. "Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi. Ka pasur presione të çdo lloji, nga ajo që do të djeg këtë e do të bëj këtë, dhe deri tek ato që janë për t’u marrë seriozisht”, tha Lame. (Lexo këtu)

Vetëvendosja fiton në Podujevë

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve paraprake fitues duket se është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ njoftoi se Shpejtim Bulliqi i VV ka fituar 51.64% të votave, ndërsa Millan Radojevic nga Lista Serbe ka fituar 89.86% të votave në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me këtë lajm, kreu i VV-së, Albin Kurti u shpreh se me fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë nuk ka fituar Vetëvendosja, por populli. “Kjo nuk është zgjedhje, kjo që ka ndodhur sonte është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen. Qeverisja jonë do të jetë pa diskriminim pa privilegje. Ne nuk po e marrim komunën, po ua kthejmë komunën. Do të jemi pranë jush sepse jemi si dhe gjithmonë do të mbetemi si ju”, u shpreh Kurti. (Lexo këtu)

Trajtimi që ndalon plakjen

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Për t’i pakësuar disa vite vetes kemi gjetur mënyra të ndryshme, ushqimin e përzgjedhur, aktivitetin fizik, botoksin, bisturinë apo trajtime të tjera që bota e Hollivudit na i ka treguar e para. Po një metodë e re që prapëson procesin e plakjes, tingëllon sikur është  shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë. Terapia me oksigjen hiperbarik (HBOT) duhet të kryhet në dhoma presioni dhe në këtë mënyrë ndalohet plakja e qelizave të gjakut. Sipas studiuesve kjo terapi madje mund të edhe prapësojë procesin e plakjes. (Lexo këtu)

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin

Koncert onlinë për Natën e Bardhë, pa spektatorë! 29

Në një intervistë me moderatorin Ardit Gjebrea, Jonida ka treguar për jetën e saj private, duke u ndalur tek divorci. “Ky ishte një vendim mjaft i vështirë, për të mos thënë më i vështiri në jetën time”, u shpreh ajo. Ndërsa më tej sqaroi se prej moshës 17 vjeçe, ata ishin bashkë, por ndonjëherë jeta merr rrjedhën që nuk e çon ndonjëherë ndërmend. (Lexo këtu)