Aktualitet

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, anëtarja e trupës gjykuese për ish ministrin Tahiri

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, anëtarja e trupës gjykuese

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO është konfirmuar në detyrë. Ajo kaloi me sukses vettingun në të tri shtyllat e vlerësimit. Në media Flora Hajredinaj identifikohet si gjyqtarja që ka qenë në trupën gjykuese për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

19 shtatori 2019 ishte data kur ish gjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësinë Tahirit për akuzat mbi trafikun e drogës dhe si pjesë e grupit krimimal. Tahiri u akuzua  vetëm për shpërdoim detyre. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosën dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Dënimi u konvertua në shërbim prove.

Procesi i vetingut për Hajredinajn u krye nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Spregner.

Edhe ILDKPKI i ka konsideruar të sakta deklarimet e Hajredinajt. 

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja, anëtarja e trupës gjykuese