Aktualitet

Konfirmohet pozitiv me Covid një nxënës në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, karantinohet e gjithë klasa, mësimi online

Konfirmohet pozitiv me Covid një nxënës në shkollën

Një nga klasat e 8-ta në shkollën “Fan Noli” ka ndërprerë mësimin pasi një nxënës ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Mësohet se kanë qenë prindërit ata që kanë bërë kërkesë që mësimi të pezullohet në mënyrë që nxënësit të vetëkarantinoheshin.

Sipas informacioneve në dy javët e ardhshme mësimi për këtë grup nxënësish do të zhvillohet online.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve të rinj me koronavirus ka prekur shifrën 306 nga 1412 testime të kryera. Ndërsa 4 qytetarë kanë humbur jetën, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2, prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT, një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.