Aktualitet

Konflikti me policët në Mamurras, dyshimet për vëllezërit Fufi dhe lidhja me ish deputetin

Konflikti me policët në Mamurras, dyshimet për

Detaje të reja publikohen pas përplasjes së ndodhur ditën e sotme në Mamurras, ku për pasojë mbetën dy policë të plagosur dhe një person tjetër.

Mësohet se ka qenë njëri prej policëve i cili ka qëlluar aksidentalisht dy kolegët e tij, ndërsa ka plagosur dhe njërin prej personave që ndodhej në makinën e ndaluar për kontroll, Nikoll Fufin.

Sipas mediave përplasja nisi pasi policët u kanë kërkuar 4 personave në makinë të ndalonin për kontroll, por duke mos iu bindur urdhrit ata janë konfliktuar verbalisht me policët dhe më pas situata agravoi në të shtëna. Sipas informacioneve të para personat në makinë ishin 3 vëllezër me mbiemrin Fufi: Gentian, Besmir dhe Rudolf. Ndërsa ndodhej edhe i afërmi i tyre, me emrin Nikoll Fufi (i cili e ka ndërruar mbiemrin në Vorfi).

Dy prej vëllezërve janë shpallur në kërkim pasi kanë mundur të largohen, ndërsa në total 7 persona janë shoqëruar në polici. Ata thuhet se përkasin fisit të ish deputetit Mhill Fufi.

Konflikti me policët në Mamurras, dyshimet për

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë. Sipas informacioneve paraprake thuhet se një nga 4 personat ka nisur të qëllojë me armë, dhe më pas njëri prej policëve është kundërpërgjigjur.

Drejtuesit e lartë të policisë shkuan në vendngjarje që pas raportimeve të para për përplasjen me armë.

Ngjarja pritet të zbardhet e plotë.

*Tiranapost.al.