Aktualitet

Konflikti për një pallat mes dy biznesmenëve në Tiranë që çoi në dy plagosje

Konflikti për një pallat mes dy biznesmenëve në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e biznesmenit 42 vjeçar me emrin Sino Llanaj në Tiranë. Mësohet se mes tij dhe një biznesmeni tjetër, konkretisht dy pronarë të një pallati në ndërtim ka nisur një konflikt. Llanaj me pronarin tjetër i identifikuar si Albert Allmuça kanë shkuar pranë objektit të shoqëruar me persona të tjerë.

Allmuça thuhet të ketë shtënë me armë, duke plagosur 42 vjeçarin ndërsa plumbi ka kapur edhe një kalimtar të rastit me emrin Klodian Komino.  Fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkaq, nga perplasja e tyre është lënduar edhe roja i pallatit në ndërtim, Shkëlzen Biberi.

Dy pronarët kishin rënë dakord për ndërtimin e pallatit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti ende nuk ka përfunduar së ndërtuari, duke shkaktuar konflikt edhe me banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë me qira duke pritur përfundimin e punimeve.

Sipas mediave, katër ditë më parë ka pasur një konflikt mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë përfundimin e punimeve sipas kontratës që kanë firmosur.

Burime nga Policia e Tiranës kanë treguar se pronari që ka qëlluar me armë, Alber Allmuça është shpallur në kërkim, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

*Tiranapost.al.