Aktualitet

Konflikti për një pallat në Tiranë, gjykata jep masën e sigurisë për dy biznesmenët

Konflikti për një pallat në Tiranë, gjykata jep masën e

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda”.

Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën.

Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

Konflikti ka nisur për shkak se dy pronarët kishin rënë dakord për ndërtimin e pallatit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti ende nuk ka përfunduar së ndërtuari. Lënia përgjysmë e ndërtimit të këtij pallati ka shkaktuar konflikt edhe me banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë me qira duke pritur përfundimin e punimeve.

Sipas mediave, disa ditë më parë ka pasur një konflikt mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë përfundimin e punimeve sipas kontratës që kanë firmosur.

Burime nga Policia e Tiranës kanë treguar se pronari që ka qëlluar me armë, Alber Allmuça është shpallur në kërkim, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.