Aktualitet

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administratorët

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në

Arrest me burg është masa e dhënë për dy administratorët e dy kompanive në të cilat ishin nisur kontenierët me banane ku u zbuluan 143 kilogramë.

Sasia e drogës u zbulua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Mediat kanë publikuar këtë foto që i përket të arrestuarve, Klajdi Xibrakut dhe Erjon Petit, të cilët u përballën sot në gjykatën e Durrësit.

Kontejneri me 143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në

Dy të arrestuarit që janë kushërinj me njëri tjetrin kanë mohuar se kanë lidhje me sasinë e drgoës të fshehur në kontenierë. Ata thonë se biznesi i tyre është me importin e frutave, prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontenierët nga Amerika Latine. Ato mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Dyshimet e policisë janë që janë ngarkesa prej 143 kilogramë drogë ka mbërritur në Shqipëri në destinacion të tre grupeve të ndryshme kriminale. Janë sekuestruar telefonët e dy të arrestuarve, dhe dokumentacioni i kompanisë për të zbuluar më shumë detaje.

*Tiranapost.al