Aktualitet

Kontrolli teknik i mjeteve me rregullat e reja: Tarifa nuk ndryshon. Blendi Gonxhja tregon si do veprohet

Kontrolli teknik i mjeteve me rregullat e reja: Tarifa nuk ndryshon. Blendi

Nga janari i 2021-shit, shërbimi i kontrollit të makinave do ti kalojë shtetit. Pas lajmit të njoftuar nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja ka sqaruar procedurën dhe disa detaje më shumë për lehtësimet ndaj atyre që kanë makinë. Blendi Gonxhja tregon se 15 drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor do ofrojnë këtë shërbim, pasi 31 dhjetori do shënojë përfundimin e koncesionit nga kompania SGS Albania.

Rregullat e reja nuk kanë fuqi prapavepruese, që do thotë se mjetet do të bejne kolaudimin në vitin 2021 dhe kontrolli pasardhës do të bëhet në vitin 2023. Ndryshimi i rregullave sipas drejtorit Gonxhja ka për qëllim lehtësimin e drejtuesve të automjeteve.

“ Ka qënë e tepërt që mjetet e reja të kalonin në kolaudim. Në fakt nuk duhet të kalonin vitin e parë dhe mendojmmë të shtrinim në 3 vjet. Të gjitha mjetet e tjera për transportin e udhëtarëve autoshkolla taksi, mendojmë të bëjmë zgjatjen e afatit me një vit edhe për këto mjete.” 

Shteti do të marrë për këtë shërbim të njëjtën tarifë që kishte private, po ashtu edhe caktimi i takimit do kryhet njëlloj si më parë.

“Nuk do të rrisim tarifat. Tarifat ne duam që ti ulim.Jo vetëm që do të aplikohet online por do të jetë dhe i korigjuar sepse sot ky sistem ishte peng i sistemeve.”

A do të jepet sërish ky shërbim me koncesion?

Blendi Gonxhja: “Nëse do ishte një koncension do ishte një gjë që do e bënin privatët dhe do ishte një tarifë që privatët do e merrnin dhe shteti do të fliste për tarifa por këtu nuk kemi asnjë gjë të tillë pra nuk mund të kishte edhe fonde të shtetit dhe tja japi koncensionit.”

Intervista në News 24

*Tiranapost.al.