Konviktet rrezik për vatër infeksioni. Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon vendim për Universitetet: Online
Mësimi për Universitetet do të vijojë Online dhe Konviktet do vijojnë të jenë të mbyllura për studentët. Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot lidhur me kërkesat e studentëve për tu rikthyer në auditorë. Por zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se Universitetet dhe Konviktet për studentët që kthehen në kryeqytet mund të kthehen në vatra infeksioni dhe se dy javët e fundit është vërejtur rritje e incidencës dhe mes moshave të reja me koronavirus. Ajo tha se vendimi do të jetë i njëjtë për një periudhë të pacaktuar.
Mira Rakacolli:
Nga 6-18 janar paraqitet me rritje të incidencës dy javore, në dhjetor nuk e kishim, incidenca ka shkuar 291 raste për 100 nijë banorë. Ajo që kemi parë me vëmendje ka qenë se incidenca është shoqëruar tek mosha 15-25 vjeç dhe 25-34 vjeç. Edhe pse nuk kemi rritje të ndjeshme të shtrimeve në spital treguesit flasin për shtim të vëmendjes dhe në diskutimin për marjen e masave për të parandaluar precipitimin e situatës. Ne mbledhjen që kemi zhvilluar kemi vendosur, që krahas masave për të vazhduar masën policore dhe fluturime të pezulluara me Britaninë, menduam që edhe mësimi në Universitet për një periudhë të vazhdojë online, edhe ndenja në konvikte shton rrezikun e infeksionit dhe mundet që Konviktet të shnderrohen në vatra të sëmundjes.Tirana ka numrin më të lartë të incidencës, dhe shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë.
Ardhja e studentëve dhe kthmi në shtëpi shpërndan infeksionin. Vendosëm që të vazhdojmë me këtë vendim se është në të mirë të studentëve dhe të afërmve të tyre. Nuk është vendim i marë vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës.
E pranishme në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ishte edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila tha:
Takimi ishte i nevojshëm për zhvilimin e mësimit onlne në institucionet tona të arsimit të lartë. Të sqarojmë më mirë situatën aktuale por dhe për ti dhënë përgjigje institucioneve të arsimit të lartë, universiteteve dhe studentëve të cilët janë në fokusin tonë prioritar për një mësim sa më cilësor dhe në këtë situatë pandemie. Pata nëj takim me rektorët e Universiteteve publike për të diskutuar ecurinë e mësimit onlne dhe vështirësitë. Pajtohem me mendimet e tyre opinionet shqetësimet e tyre, por nga ana tjetër do kërkoja dhe mirëkuptimin e çdo isntitucioni arsimor për vendimet që rrjedhin nga sugjerimet e Komitetit.
*Tiranapost.al.