Aktualitet

Korça, Dibra, Kukësi mbulohen nga bora. Si paraqitet situata me rrugët dhe energjinë elektrike

Korça, Dibra, Kukësi mbulohen nga bora. Si paraqitet situata me

Dëbora ka mbuluar qytetet veriore dhe juglindjen e vendit. Si paraqitet situata në tre qarqet problematike: Korçë, Dibër, Kukës?

Korçë- Gjatë natës Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë shoqëruar me erë të fortë. Dero tani nuk raportohet për akse të bllokuara. Në zonën e Dardhës dhe të Qarrit kalimi me automjete bëhet vetëm me zinxhirë.

Trashësia e dëborës në rrugë arrin deri në 25 cm.

Ndërkohë rreth 300 familje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ekipet e OSHEE-së kanë vështirësi për të ndërhyrë për shkak të kushteve të motit.

Kukës- Dëbora ka arritur në trashësinë 5 cm. Rrugët nacionale dhe ato që lidhen me zonat rurale janë të kalueshme. Deri tani nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Dibër- Në rrugën e Arbrit, raportohet prani e ngricave gjë që ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Ka nisur kriposja e rrugës.