Aktualitet

Koronavirus zgjat deri në 6 javë! Virusi mbetet në filxhan për disa orë, Kina po dezinfekton edhe monedhat

Koronavirus zgjat deri në 6 javë! Virusi mbetet në filxhan

Arjan Harxhi pohoi sot në Opinion se kur koronavirusi është në versionin e rëndë zgjat deri në 6 javë.

Ai tha:

Është një sëmundje e gjatë. E sofistikuar. Mbetet për orë në objekte. Përveç spërklave dhe kontaktit fizik ka edhe të dhëna të reja se reziston gjatë në objektet që prekim.

Ndërkaq Kina po e sulmon dhe vret virusin me masa drastike.

Qytetarët nuk lëvizin nga shtëpitë dhe daljet i kanë me kontrolle. Janë dezinfektuar edhe monedhat në Kinë sepse paratë janë gjithashtu një mënyrë për të ruajtur virusin.

Dezinfektanti të shpëton, për sa kohë nuk ke prekur një objekt tjetër dhe nuk i fut gishtat në hundë dhe në gojë ji i sigurt.

A ka pasoja tek ata që shërohen? E pyet Fevziu dhe Harxhi përgjigjet:

Nuk kemi të dhëna që kanë pasoja. Por sot ka hequr aparatin e oksigjenit infektuari i parë në Itali.