Aktualitet

Koronavirusi/ BE jep mbi 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Koronavirusi/ BE jep mbi 410 milionë euro për Ballkanin

Bashkimi Evropian do të ndajë 38 milionë euro në ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Tëitter është shprehur se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

“U kam shkruar kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milionë € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milionë € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi.

Koronavirusi/ BE jep mbi 410 milionë euro për Ballkanin