Aktualitet

Koronavirusi mbyll shërbimin e mjekësisë interne në QSUT: 40 të infektuar

Koronavirusi mbyll shërbimin e mjekësisë interne në QSUT: 40

Koronavirusi ka çuar në mbylljen e shërbimit të mjekësisë interne në QSUT prej ditës së shtunë në orën 15:00. Mësohet se tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, një prej tyre i infektuar, janë transferuar në Infektiv dhe njëri të tjera.

Mbyllja u bë pasi nga personeli mjekësore vetëm 8 punonjës nuk u infektuan edhe pse me dyshime se mund ta kenë marrë virusin.

Bilanci i të prekurve ka shkuar në 40, nga të cilët 26 janë personel mjekësor dhe 14 janë pacientë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 5 nga personeli mjekësor janë shtruar tek Infektivi, si dhe disa pacientë që dolën pozitivë. Një prej tyre është në gjendje të intubuar.

Burimi i infeksionit në njësinë e shërbimit të mjekësisë interne është një infermiere e cila ua ka transmetuar të tjerëve në atë njësi shërbimi.