Aktualitet

Koronavirusi/ Shtohen masat në Morinë, ku ka më shumë hyrje-dalje: Dy ekipe mjekësh monitorim 24 orë

Koronavirusi/ Shtohen masat në Morinë, ku ka më shumë

Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetit, që personeli mjekësor të shtohet për të rritur kontrollet në pikat kufitare, sot është vënë në praktikë. Mësohet se dy ekipe mjekësh janë vendosur për të monitoruar në 24 orë pikën doganore të Morinës. Ata thonë se kanë mjetet dhe infrastrukturën e duhur për të identifikuar rastet. Deri më tani, fatmirësisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, por për shkak të situatës në Itali me mbi 70 të prekur dhe dy viktima, po merren masat për të shtuar kontrollet, ndaj atyre që kthehen në Shqipëri.

Fatjon Zeneleaj, epidemiolog pranë njësisë vendore të shëndetësisë Kukës, thotë për Report TV se situata është nën kontroll dhe se ka pasur hyrje të shtetasve kinezë nga zonat e prekura, por gjatë muajve të fundit nuk kanë udhëtuar në Kinë dhe për këtë arsye kanë rezultuar të pastër nga koronavirusi.

Koronavirusi/ Shtohen masat në Morinë, ku ka më shumë

'Ne ndodhemi këtu prej një muaji në pikën doganore të Morinës, monitorojmë situatën me dy grupe në 24 orë. Pas shfaqjeve të rasteve në Itali, Task Forca ka vendosur të dyfishojë personelin në pikat kufitare dhe kjo gjë ka ndodhur. Kontrollet janë të vazhdueshme ndërsa i kushtohet më shumë rëndësi personave që vijnë nga harta e zonave të prekura. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Ne jemi pajisur nga Ministria e Shëndetësisë me maska, termometrin për matjen e temperaturës në distancë, kemi gati dhomën e karantinës për çdo rast dyshimi, nuk na mungon gjë, kemi infrastrukturën e duhur. Kemi pasur ardhje të personave nga zonat e prekura, por nuk kemi pasur raste që kanë shfaqur koronavirus. Kemi pasur edhe shtetas kinez, por që nuk kanë udhëtuar nga Kina gjatë muajve të fundit'.

Pika kufitare në Morinë mban numrin më të lartë të hyrje daljeve. Koronavirusi ka shkaktuar 2,200 viktima dhe mbi 75,000 të infektuar.

Nëse keni dyshime apo probleme të tilla si kollë, ethe, probleme me frymëmarrjen, kontaktoni numrin 127.

Koronavirusi/ Shtohen masat në Morinë, ku ka më shumë

Koronavirusi/ Shtohen masat në Morinë, ku ka më shumë