Aktualitet

Koronavirusin nuk e krijuan kinezët në laborator

Koronavirusin nuk e krijuan kinezët në laborator

Dy motrat Argita Zalli dhe Detina Zalli jetojnë në Britani të cilat janë pjesë e ekipeve që po punojnë për të zbuluar më shumë për koronavirusin dhe vaksinën.

Të pyetura për mundësinë që virusi të jetë krijuar në laborator, pas rishfaqjes në Rai të një reportazhi të 2015-ës se kinët krijojnë supervirusin pulmonar, u përgjigjën duke thënë Jo.

Ja argumentet e tyre:

Argita Zalli-Imperial College London: Jam skeptike ndaj pohimit, nuk është krijuar në laborator, sidmos duke parë nga ana shkencore devijimet në kodin gjenetik të virusit pasi ka 114 mutacione. Duke marë parasysh çfarë është thënë nga profesorë të njohur që kanë studiuar strukturën e virusit dhe kanë pohuar të njëjtën duke thënë se virusi nuk është bërë në laborator sepse dhe seksuencat janë aq të ndryshme sa nuk u vete mendja as profesorëve në këtë fushë të virologjisë që të arijnë ti krijojnë vetë në laborator.

Detina Zalli, shkencëtare, pedagoge në Oxford: Mbështes këndvështrimin e Argitës, nëse virusi do bëhej në laborator, stimulimet kompjuterike duhet të funksiononin shumë mirë, por mutacionet reale kompjuterike nuk i dallon. Nëse e vendos sekuencën në kumpjuter nuk e përshtat nuk jep sekuencë. Kjo dëshmon se nuk është krijuar në kompjuter.

Është edhe e mundur që virusi ka dy lloje në formë L dhe S, që ndryshojnë nga njëri tjetri, kjo shpjegon pse disa shfaqin më shumë simptoma se të tjerë. Virusi ka kaluar nga lakuriqët e natës, është transmetuar tek kafsha dhe kafsha e ka kaluar tek njeriu që nuk është prekur më parë nga ky lloj virusi dhe nuk po përshtatet. 

Deklaratat e motrave Zalli live nga Opinion.