Aktualitet

Korrupsioni, Rama: Merr fund epoka e tenderave nga administrata, do marrim ekspertizë të huaj

Korrupsioni, Rama: Merr fund epoka e tenderave nga administrata, do marrim

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion me fokus Reformën në Drejtësi ka deklaruar se së shpejti do të marrë fund epoka e tenderimeve nga institucionet publike. Rama tha se për të çliruar administratën nga kjo “barrë”, për procedurën e tenderave në Shqipëri do merret ekspertizë e huaj ose dhe kompani ndërkombëtare.

“Dua të theksoj pjesën që ka të bëjë me tenderat. Është një transformim i pa imagjinueshëm nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë dhe në raportin që ne kemi përgatitur, i cili është vetëm raport faktik, nuk ka asnjë interpretim, nuk ka asnjë subjektivitet, ka vetëm fakte, flitet qartë për se si kemi lëvizur në drejtimin e duhur edhe në këtë aspekt, por edhe këtu kemi prap probleme se nëse do të thoshim që tenderat në Shqipëri kanë arritur transparencën dhe nivelin e drejtësisë që meritojnë të gjithë operatorët, atëherë ne duhet të ishim sot jo kandidatë për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, por duhet të ishim sot në këmbë që të gjithë për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Nuk jemi akoma aty dhe prandaj po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe pse jo edhe kompani ndërkombëtare në mënyrë që administrata të bëjë administratën, ministritë të bëjnë ministritë dhe procesin e tenderimit ta bëjnë struktura të cilat kanë një pavarësi shumë më të madhe dhe një profesionalizëm shumë më të lartë sepse një nga problemet tona kryesore nuk është thjesht korrupsioni apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese të cilat janë deri në fund profesionale, transparente, cilësore dhe të drejta,” u shpreh Rama.

Korrupsioni, Rama: Merr fund epoka e tenderave nga administrata, do marrim

Në Konferencën treditore, e cila shoqëron daljen e Raportit Vjetor Kombëtar 2021 për Antikorrupsionion, ishte e pranishme edhe ambasdorja e SHBE-ve, Yuri Kim, e cila dha po ashtu një mesazh për tu larguar përgjithmonë nga praktikat korruptive.

“Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miqtë tuaj do të jenë me ju në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës do të jetë e vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më, ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni anëtarë i NATO, jeni në prag të BE, ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e BE, tani që nga 1 janari jeni anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, ju vendosni, ju jeni lider me ne, ambasadori juaj në OKB, është një superstar, Kryeministrit i kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm. E themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshme që të pushtetshmit të kërkojnë avantazhin e të dobëtit. Kemi prokurorë e gjyqtarë që priren të zbatojnë ligjin. Kemi qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë. Kështu 30 vite një brez ka ardhur koha të thonë që ligji është i zbatueshëm, i barabartë për të gjithë nëse dikush shkel ligjin dhe jo se jemi hakmarrës, por sepse çdo qytetar duhet të ketë një mundësi të barabartë”, tha Kim.

Korrupsioni, Rama: Merr fund epoka e tenderave nga administrata, do marrim

Konferenca do të zhvillohet për tre ditë rresht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, e fokusuar në dy shtylla kryesore, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe reformimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes digjitalizimit si mjet efektiv për të luftuar korrupsionin.