Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin

KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana. Bashkë me të numri total i prokurorëve të SPAK është 13.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftimin për shtyp.