Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra ish kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela

KPA shkarkon nga detyra ish kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika

Ish drejtuesja e prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë sot nga KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit., duke ndryshuar kështu vendimin e KPK. Mësohet se Prela nuk ka qenë në seancën e dhënies së vendimit nga KPA. 

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosën para pak javësh të riçelin hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. Ajo u konfirmua në detyrë në shkallën e parë të Vettingut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, duke pretenduar se ajo kishte pasuri të pajustifikuara e të padeklaruara.

Puna e bashkëshortit të saj si inxhinier ndërtimi në një kompani ku KPK raportoi se ai kishte punuar pa kontratë dhe ishte paguar “cash” gjatë viteve 2003-2005, u kritikua nga vëzhguesit e ONM-së gjatë seancave të verifikimit.  Theo Jacobs foli për shije jo të mirë që i kishte lënë shmangia nga taksat e bashkëshortit të prokurores. 

Donika Prela, ish drejtuesja e prokurorisë për Krimet e Rënda, kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të përjashtohet anëtarja e KPA-së Ina Rama dhe anëtarja tjetër Natasha Mulaj. 

Ajo deklaroi se është në konflikt me ish prokuroren Ina Rama për shkak se ka hetuar kushërirën e saj në Durrës dhe kjo sipas saj përbën konflikt interesi duke ndikuar edhe në vendimin final. Ndërsa për Natasha Nulaj, ajo ka thënë se gjithashtu përbën konflikt interesi pasi po hetohen dy vëllezërit e saj për shkak të një konflikti pronësie.

Por kërkesat iu refuzuan. KPA vendosi përfundimisht shkarkimin e saj.