Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Lindita Ziguri

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Lindita Ziguri

KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Lindita Ziguri.

 Pavarësisht se iu gjetën disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë, Ziguri ia ka dalë të kalojë me sukses sitën e vettingut.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KPK po ashtu shtyu vendimin për një moment tjetër për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri pasi do të verifikohet dhe një denoncim publik për këtë subjekt.

KPK shqyrton sot edhe të dhënat në seancë dëgjimore për prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu.