Aktualitet

KQZ propozon rregullat. Si do regjistrohen emigrantët për të votuar

KQZ propozon rregullat. Si do regjistrohen emigrantët për të

KQZ ka publikuar projektvendimin me kushtet dhe rregullat për emigrantët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Mund të votojnë të gjithë ata që jetojnë jashtë Shqipërisë për më shumë se tre muaj.

Këta shtetas do të aplikojnë paraprakisht në faqen e KQZ-së, jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve. Nëse do të ketë gabime në gjeneralitetet e tyre, do të njoftohen për korrigjim me email dhe do të kenë të drejtën e riaplikimit.

“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të republikës së shqipërisë”, nga këtu e vijim në këtë vendim i referuar si “votues nga jashtë”, ka të drejtë të votojë atje ku ai ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim”, shkruhet në dokumentin e KQZ.