Aktualitet

KQZ shtyn për në janar kërkesën për referendum për sistemin zgjedhor

KQZ shtyn për në janar kërkesën për referendum për

KQZ ka shtyrë për në janar të 2021-shit, kërkesën për referendum për sistemin zgjedhor të dorëzuar nga 12 aktivistë të shoqërisë civile.

Mes anëtarëve të KQZ ka pasur përplasje.           

Denar Biba nuk ka dashur të shqyrtohet kjo kërkesë. Klement Zguri ka këmbëngulur.

Në votim pati1 votë pro nga Zguri dhe 4 kundër.

Njëra prej anëtareve, Rezarta Bitri tha se vota e saj nuk është kundër, por është për shtyrje të kërkesës.

Debati në KQZ

KLEMENT ZGURI: Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, 1 pro dhe 4 kundër

REZARTA BITRI: Jo nuk janë 4 kundër

KLEMENT ZGURI: Mos bëni gallatë këtu, o je pro ose je kundër

ISH-  KREU I KQZ: Jeni institucion i rëndësishëm. Mos u sillni sikur jeni mbledhur për gjel deti.