Aktualitet

Kreu i Kadastrës Artan Lame humbet babanë. Mesazhi i ndjerë në Facebook

Kreu i Kadastrës Artan Lame humbet babanë. Mesazhi i ndjerë

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka humbur njerin e tij të shtrenjtë, babanë. Lajmin e ka bërë vetë me dije Artan Lame përmes një postimi në Facebook ku tregon se babai i tij, Adil Lame humbi jetën për shkak të një sëmundje dhe shpreh keqardhjen se nuk iu gjend pranë në momentet e fundit të jetës: Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

Kreu i Kadastrës Artan Lame humbet babanë. Mesazhi i ndjerë

Statusi i plotë i Artan Lames:

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”.

Disa media dje shkruanin se Kreu i Kadastrës është izoluar në shtëpi për shkak të infektimit me koronavirus. Vetë zoti Lame nuk e ka konfirmuar këtë përmes rrjeteve sociale.