Aktualitet

Kreu i OBSH-së në Tiranë: Sa më gjatë të mbahen masat aq më mirë, lehtësimi vendim delikat

Kreu i OBSH-së në Tiranë: Sa më gjatë të mbahen

Kreu i OBSH-së në Tiranë Raul Gonzales thotë se vendimi për të lehtësuar masat e kufizimit për shkak të koronavirusit është shumë delikat. Dhe se çdo vendim për ti zbutur ato duhet të llogaritet mirë. Personalisht ai mendon se sa më shumë të zgjasin këto masa kufizimi, aq më mirë do jetë.

Në intervistën për Top Channel, ai u pyet nëse qeveria shqiptare duhet të lehtësojë masat parandaluese të cilat janë fuqi deri më tani:

Raul Gonzales:

Ky është një vendim shumë delikat.  Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerëve në shtëpi është efikase dhe ka prodhuar një rezultat të mirë. Disa vende në Evropë janë duke bërë të njëjtën pyetje. Mund t’ju them se unë do të doja të inkurajoja vendet ti mbanin masat bllokuese sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo është ajo gjë që ne me siguri e kemi parë që funksionon. Çdo lloj zbutje e këtyre masave duhet të studiohet shumë, shumë, shumë me kujdes, duhet të bëhen llogaritë mirë e marrë në konsideratë efektet që do të sjellë zbutja. Masat e ruajtjes së distancës i shohim në Shqipëri sikurse në të gjithë botën. Çdo masë e adresuar me qëllim zbutjen duhet të shqyrtohen me një kujdes shumë të madh me fokus në impaktin e tyre, natyrisht duke menduar në mënyrë ekskluzive për moskeqësimin e situatës ekonomike në vend. Nuk duhet të ketë arsye të tjera përveç atyre që nuk përkeqësojnë ekonominë. Çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me Covid19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera.