Aktualitet

Kreu i Shoqatës 'Miqtë e Amerikës' sqaron letrën e Joe Biden: Ishte për mua personalisht

Kreu i Shoqatës 'Miqtë e Amerikës' sqaron letrën e

Në media sot u publikua një mesazh i presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden. Konkretisht një letër për të cilën u tha se i drejtohej shoqatës së shqiptarëve në Kovovë: Miqtë e Amerikës me rastin e ditës së Falenderimeve. Por kreu i shoqatës Agim Rexhepi ka sqaruar se letra e dërguar nga Biden ishte në emër personal të tij.

-Përmes një postimi në Facebook ai shkruan:

Miq mendoj që është i nevojshëm një sqarim i vogël, letra që më ka ardhur nga Presidenti  i zgjedhur  Biden dhe letrat e shumta nga senatorët e Kongresistët janë të adresuara në emrin tim për veprimet individuale e jo në cilësinë e kryetarit të shoqatës siç e kanë transmetuar shumë media.

Kreu i Shoqatës 'Miqtë e Amerikës' sqaron letrën e

Rexhepi thotë se ka marrë më shumë se 50 letra nga kongresistë e senator amerikanë në “Ditën e Falënderimeve”.

Por çfarë thuhet në letrën e shkruar nga Joe Biden? Lexo të plotë si më poshtë:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

*Tiranapost.al. 

Kreu i Shoqatës 'Miqtë e Amerikës' sqaron letrën e

Kreu i Shoqatës 'Miqtë e Amerikës' sqaron letrën e