Aktualitet

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit me Covid: Jam shumë i rënduar. Nëse nuk ka zgjidhje me grevën do çuditet bota

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit me Covid:

Sokol Dautaj është kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit i cili është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në Facebook, ku tregon se prej 6 ditësh dhe nuk ndodhet pranë naftëtarëve, gratë e të cilëve janë futur prej 9 ditësh në grevë, ku kërkojnë pagat e prapambetura. 

Sokol Dautaj thotë se ndodhet në gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Ai paralajmëron se nëse nuk gjendjet zgjidhja e pagave, veprimi i radhës nga naftëtarët do çudisë botën: 

Sokol Dautaj: 

Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese s'gjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen. Gjendjuni prane grave Heroina.

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit me Covid:

Kryeministri Rama ka kërkuar që grevistet gra të dalin nga greva dhe ka premtuar se shkojë vetë ai për të biseduar e gjetur zgjidhje, por kërkesa është refuzuar. naftëtarët kanë këruar që Rama të dërgojë një ekip negociatorësh. 

Por si është historia e rafinerisë së Ballshit, pse nuk mbyllet?

Ministrja Balluku deklaroi dje në Ilva Now se po punohet për të gjetur zgjidhje, për lëmshin e krijuar me privatizimin e rafinerisë në 2008-ën.