Aktualitet

Kreu i Urgjencës Kombëtare me covid 19, ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij

Kreu i Urgjencës Kombëtare me covid 19, ndodhet në vetizolim

Pas analizave ku rezultoi pozitiv me Covid-19 kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është vetizoluar në shtëpinë e tij. Gjendja e tij fatmirësisht është e stabilizuar. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka uruar shërim të shpejtë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare me covid 19, ndodhet në vetizolim
Skender Brataj, Drejtor i Urgjencës

Nga Facebook Manastirliu shkruan:

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
#BashkëDeriNëFund

Ndërkaq, mediat raportojnë se ai ka dalë me këmbët e tij nga Infektivi, siç shihet edhe nga fotoja më poshtë.