Aktualitet

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj me koronavirus, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj me koronavirus, tregon për

Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon për herë të parë me një postim në Facebook për gjendjen e tij shëndetësore, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Brataj shkruan se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes, me temperaturë 37.5, ndërsa vijon se nuk do të ndalë së punuari nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare. Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.

Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak. Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes" shkruan ai.

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj me koronavirus, tregon për