Aktualitet

Kreu i Urgjencës tregon si e uli temperaturën dhe e qetësoi dhimbjen e trupit në shtëpi

Kreu i Urgjencës tregon si e uli temperaturën dhe e qetësoi

Sot shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj rezultoi pozitiv me koronavirus, sqaroi se arriti të stabilizonte situatën me temperaturën përmes takipirinës dhe aspirinës.

"Në fillim të shtunën, pastaj të dielën pata një temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi sikur të ka rrahur njeri, dhimbje koke. Për fat të mirë e dominova me takipirinë dhe asprinën. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Nuk rrija dot në këmbë, nuk rrija dot shtrirë. Temperaturën kur kalon 39.5 nuk je i sigurt nëse e kontrollon dot, për fat të mirë e kontrollova. Kalova 48 orë me shenja të theksuara", tha Brataj për "Opinion".