Aktualitet

Kriteri epidemiologjik që nuk po plotësojmë për të na hapur kufijtë BE-ja

Kriteri epidemiologjik që nuk po plotësojmë për të na

BE vazhdon të na mbajë kufijtë e mbyllur për shkak të vlerësimit epidemiologjik ndaj koronavirusit. Pyetja iu bë ministres Manastirliu e cila tregoi se Shqipëria ka një target mesatar në dy javë më shumë se ai që ka vendosur si kriter Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Pse vazhdojnë ti mbajnë kufijtë e mbyllur?

Është vlerësim epidemiologjik. Edhe në BE janë shumë të orientuar me rekomandimet të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, ku kanë vënë mesataren e infeksionit në du javët e fundit dhe riskun që kanë vendet, ky target është 50. Ne Jemi mbi këtë target. Jemi 63 një javë më pas më shumë.

Ndërsa pyetjes së pse kurba me të infektuar vijon e lartë, Ministrja e Shëndetësisë tha:

Vijon me një kurbë të lartë, por ne jemi në një fazë të qëndueshme të epidemisë, falë masave dhe sjelljes së popullatës është më e ndërgjegjësuar prej korrikut 15 kur vendosëm maskat në ambientet e brendshme të ishin me detyrim shihet që ka një plotësim të kësaj msase. Me hapjen e shkllave protokollet janë zbatuar, vijon të kemi raste sepse epidemia është në evolim, ajo që duhet të bëjmë dhe kërkojmë bashkëpunim është vijimi i zbatimit të masave, rregullave të cilat duhen zbatuar që të mos kemi evolim në rritje.

Ne nuk jemi të kënaqur se patjetër është situatë serioze ku ende kemi raste të infektuara ku kemi fatalitetet por nëse bëjmë krahasim me mesataren në BE për 1 milion banor, jemi shumë më ulët me rreth 4400 raste për 1 milion, ndërkohë në Europë është 7000.