Aktualitet

Kritikat ndaj BE për vaksinat/ Rama-Opozitës: Mbrojtën BE nga unë ata që shpifën për ambasadorët deri në ekstreme

Kritikat ndaj BE për vaksinat/ Rama-Opozitës: Mbrojtën BE nga

Kryeministri Rama u pyet sot në konferencën për ‘Ekonominë’ lidhur me kritikat e tij për BE për sigurimin e vaksinave dhe qëndrimet e opozitës pas reagimit edhe nga ambasadorja franceze.

Rama iu referua shqetësimit të OBSH se po rrezikohet një katastrofë morale globale për shkak të padrejtësive me sigurimin e vaksinave, lënien jashtë nga BE të rajonit, ndërsa për opozitën kujtoi akuzat që i opozita i ka bërë ambasadorëve dhe historitë që Rama i quan shpifje të neveritshme.

Vaksina e Covid ju ka futur në sherr me BE, ambasadori Soreca ka thënë se Shqipëria duhet të ketë plan vaksinimi, opozita e ka cilësuar si sulm nga mosmenaxhimi, a keni reflektuar dhe a jeni sqaruar me keto vende?

Rama: Nuk ka të drejtë as ambasada franceze, opozita jo e jo, unë mora shembull OBSH, merreni lexojen çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinave, ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale për njerëzimin unë nuk kam kaq largpamësi dhe s’jam kaq i madh sa të shprehem me emra kaq globalë të flas në emër të njerëzimit, nëse e sheh të pa-arsyeshme që unë si zëri juaj të ngre zërin për ju më vjen keq për ju, ju siguroj se nuk mendojnë kështu gjithë shqiptarët.

Ne nuk jemi anëtarë të BE por jemi vend europian. Gjuhën e nënës nuk e kam për të mos e përdorur. Jemi vend i vogël por nuk rrimë me gojën mbyllur.

Turp i madh për ata që mbrojtën BE nga unë, ata që i bënë ambasadorët e BE-së në sytë e opinonit si s’ka më keq, duke shpifur për ta e duke hedh baltë për ta e duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë, ata mbrojnë BE nga unë tani, ata që nuk kanë lënë maskarallëk pa bërë për përfaqësuesit e BE këtu, pash zotin, mos kini merak nuk ju fus në sherr me BE përkundrazi, sa të më keni mua këtu do jeni të mirëpërfaqësuar me BE e me gjithë botën, mos kini asnjë merak për këtë.

*Tiranapost.al.