Aktualitet

Kritikoi BE-në për vaksinat anti-Covid, Ambasada Franceze i përgjigjet Ramës: Jemi donatori më i madh në Shqipëri, s’mund të akuzosh një vend mik

Kritikoi BE-në për vaksinat anti-Covid, Ambasada Franceze i

Vetëm dy ditë më parë ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka shkuar në zyrën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi ku siç tregoi kjo e fundit ka pasur një bisëdë në lidhje me prioritet e kësaj partie.

Ndërkohë ambasadorja Barsacq ka reaguar lidhur me debatin për vaksinat dhe qëndrimin që ka mbajtur kryeministri Rama me Bashkimin Europian me një pakënaqësi të artikuluar rrjedhshëm, duke thënë se ky informacion nuk është i vërtetë dhe quan të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi mik dhe aleat si Franca. 

Ambasada po ashtu i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”, thuhet ne njoftimin e Ambasadës Franceze.