Aktualitet

Kriza ekonomike nga virusi: Kreu i KLSH dhuron gjysmën e pagës deri në dhjetor 2020

Kriza ekonomike nga virusi: Kreu i KLSH dhuron gjysmën e pagës deri

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka vendosur të dhurojë gjysmën e pagës së tij për situatën e koronavirusit, që do shkojë në buxhetin e shtetin. Vendimin e ka marrë për dhjetë muaj, pra deri në dhjetor të këtij viti.

Bujar Leskaj ka firmosur vendimin ku thuhet:

Sektori i Financës të kryejë ndalesën nga paga në favor të buxhetit të shtetit të gjysmës së pagës mujore të kryetarit të KLSH-së. Ndalesa nga paga do të kryhet për periudhën Mars 2020 deri në Dhjetor 2020. Të bashkëpunohet me Ministrinë e Financave për kalimin e kontributit financiar në fondin e emergjencave për përballimin e situatës pandemike të shkaktuar nga Covid-19. Ngarkohet Sektori i Financës për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Përveç kësaj, ai ka marrë vendim edhe për shkurtimin e fondeve buxhetore dhe ato të parashikuara do të shkojë po në buxhetin e shtetit:

“KLSH ndërmori masa për analizën e situatës buxhetore duke rishikuar prioritetet në drejtim të orientimit të burimeve buxhetore në aktivitetet dhe veprimtaritë më të domosdoshme në kushtet e një regjimi të rreptë të administrimit ekonomik dhe eficent të fondeve”, thuhet në njoftimin ku theksohet se është vendosur pakësimi i fondeve për blerje makinash, pajisjesh kompjuterike, fondet e shpenzimeve operative të mirëmbajtjes pakësohen në vlerën 9 000 lekë, ose në 10% të buxhetit vjetor.

Kriza ekonomike nga virusi: Kreu i KLSH dhuron gjysmën e pagës deri

Kriza ekonomike nga virusi: Kreu i KLSH dhuron gjysmën e pagës deri

Kriza ekonomike nga virusi: Kreu i KLSH dhuron gjysmën e pagës deri