Aktualitet

Infektohet me Covid kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi!

Infektohet me Covid kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi!

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, rezulton e infektuar me Covid. Ademi raportohet se bëri tamponin një ditë më parë, pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar. Përgjigjen se rezulton e prekur me Covid, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës e mori sot nga strukturat e shëndetësisë.

Mësohet se pas konfirmimit Ademi nuk ka shkuar në zyrë, por është izoluar në banesën e saj. Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma.

Pritet që tamponit t’i nënshtrohen edhe punonjës e drejtues të tjerë të Bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken, ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e institucionit.

Pak kohë më parë rezultoi pozitive nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë.