Aktualitet

Kryebashkiaku i Fierit: Nga nesër në incenerator, mbjetjet e djegura do mbeten kujtim i hidhur

Kryebashkiaku i Fierit: Nga nesër në incenerator, mbjetjet e djegura

Prej ditësh qyteti i Fierit u mbulua nga tymi toksik i mbetjeve të grumbulluara dhe të djegura. Por kryebashkiaku Armando Subashi njoftoi sot për mediat se nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit me mjetet në dispozicion do të dërgohen në incenerator, ndërsa zjarri është shuar dhe situata është vënë në kontroll: 'Fusha e mbetjeve në Fier do jetë thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë ne dhe një nga problemet që ne do zgjidhim', tha ai.

Kryebashkiaku i Fierit: Nga nesër në incenerator, mbjetjet e djegura

Deklarata e plotë e kryebashkiakut të Fierit:

Dua t'ju komunikoj që përfundimisht zjarri në të gjithë fushën e mbetjeve këtu është vënë në kontroll të plotë. Nuk ka më as tym asgjë. Është një punë shumë voluminoze që është bërë në të gjithë këto ditë. E gjithë fusha është kapsuluar dhe nuk përbën më asnjë rrezik për ndezje të vatrave të zjarrit.
Ne nuk do ta ndërpresim punën dhe do ta vijojmë me mbulimin e saj me dhe deri në atë lartësi që është e nevojshme. Këtu përfundimisht nuk do të depozitohen më mbetje. Kemi biseduar këto edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord që nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit me me mjetet në dispozicion do të dërgohen në incenerator.

Jo vetëm që mbetjet nuk do depozitohen më këtu, por vjeshta do jetë periudha që do mbillen deri në 7 mijë pemë në këtë zonë dhe të kthehet gradualisht në një park. Fusha e mbetjeve në Fier do jetë thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë ne dhe një nga problemet që ne do zgjidhim.

Padyshim që mbjellja e fushës me pemë dhe trajtimi si park i vogël do e kthejë atë në zonë rekreative. Nuk them dot që do ndodhë brenda muajit të këtij viti se ka ende nevojë për punë, ka shumë vite që këtu grumbullohen mbetjet, por besoj në javë dhe muajt në vijim procesi do shkojë drejt zeros.

*Tiranapost.al.