Aktualitet

Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg nga GJKKO

Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg nga GJKKO

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO që konvertohet me 40 orë pune për interes publik.

Ismailaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës”- thuhet në njoftim.

Pas daljes nga SPAK ai është shprehur për mediat se është i pafajshëm dhe se do vijojë betejat për pafajsinë e tij.

“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.