Aktualitet

Kryeministri eviton emrat, por ky mesazh i Ramës është për Ramush Haradinajn

Kryeministri eviton emrat, por ky mesazh i Ramës është për

Kryeministri Edi Rama disa herë gjatë konferencës për shtyp në Prishtinë tha se vizita e tij nuk është një përzierje në punët e brendshme të Kosovës. Por kryeministri Rama, siç edhe vetë e ka vë në dukje, po përballet me pro dhe kundër në rrjet për rolin e tij apo protagonizmin që ka marrë në një ngjarje si ajo e aktakuzës për krime lufte nga presidenti Thaçi tek eksponentë të rëndësishëm të jetës politikë në Kosovë. Ish-kryeministri Haradinaj refuzoi ta takonte Edi Ramën dhe në këtë moment të konferencës të paktën ky paragraf duhet të jetë për të:

“Më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme, këtu flas për reagime në nivelin qytetar se si helmi i jetës së përditshme politike ka kontribuar në bazë, që janë qytetarët dhe ndikon që të mos kuptohet, por të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, që nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike, as me simpatitë, bindjet, mbështetjet apo kundërshtitë politike të natyrës zgjedhore por me një prej vlerave ë të rëndësishme të kombit shqiptar vlera për liri që ka krijuar lufta e popullit të Kosovës pjesë vendimtare të cilës është UÇK”.

Rama tha se është mirënjohës i të gjithë atyre që kanë ndarë opinione me të, qoftë dhe kritikat, duke thënë se pas 24 orësh qëndrim në Prishtinë ndihet më i informuar.