Aktualitet

Kryeministri i Kosovës vjen nesër në Tiranë! (Axhenda)

Kryeministri i Kosovës vjen nesër në Tiranë! (Axhenda)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet që të mbërrijë nesër në Tiranë, për të zhvilluar disa takime zyrtare.

Zyra e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën e takimit me kryeministrin Rama, të Hotit.

Ende nuk është njoftuar nëse Hoti do të ketë takime me zyrtarë të tjerë.

Axhenda:

Në orën 10.00, në Pallatin e Brigadave zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti

Ora 10.10 - Takim ndërmjet dy Kryeministrave;

Ora 10.15 - Takim mes dy delegacioneve;

Ora 11.30 - Konferencë e Përbashkët për Shtyp