Aktualitet

Kryeministri i përgjigjet në krah të Xhaçkës, pyetjes për bashkëshortin e ministres “investitor strategjik”

Kryeministri i përgjigjet në krah të Xhaçkës, pyetjes

Ka gëluar në media rasti i bashkëshortit të ministres Xhaçka si investitor strategjik në Dhërmi ku do të ndërtohet një rezidencë luksi për turistët.

Sot pyetjes së gazetares për Ramën dhe Xhaçkën, nëse njohin ndonjë ministre jashtë Shqipërisë burri i së cilës është investitor strategjik,

Rama iu përgjigj:

Unë nuk jam nga ata që i shoh shqiptarët si të kategorisë së dytë. E kam dëgjuar dhe më parë këtë këngë. Po në një vend të vogël si Shqipëria, të gjithë dalim të afërt me njëri tjetrin. S`kam ç`të them. Unë do doja të kishte më shumë investitorë strategjikë shqiptarë, por s`ka.

Edhe Xhaçka, e cila foli sot për herë të parë pranë kryeministrit tha:

Nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës, që ju ka humbur sensi politik, të marrë vëmendjen që po merr sot, madje dhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme. Megjithatë, unë në respekt të opinionit publik e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Më bëhet qejfi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, që ky proces ka hyrë në binar institucional dhe do pres institucionet të flasin për cështjen dhe kam besim që do flasin ashtu sic duhet.