Aktualitet

Kryeministri i përgjigjet pyetjeve publike të Armand Shkullakut për inceneratorët

Kryeministri i përgjigjet pyetjeve publike të Armand Shkullakut

Tema për inceneratorët vazhdon të jetë një nga debatet mes kryeministrit dhe gazetarëve, ku Rama i është përgjigjur disa prej pyetjeve që i ka adresuar Armand Shkullaku përmes ‘një kontrolli të fakteve’.

Disa nga pyetjet dhe përgjigjet:

Pyetja: Pse një person i vetëm është prapa të treja koncensioneve, Elbasan- Fier- Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të?

Përgjigjja: Emri që përmëndet nuk është aksioner në asnjë prej të 3 shoqërive koncensionare. Emrat e aksionerëve individë apo shoqëri janë të deklaruar në QKB.

Pyetja: Kur janë regjistruar kompanitë që morën këto koncensione, çfarë kapitalesh kishin? Përse kompania italiane që ishte pjesë në fitimin e tenderit të Fierit, ia shiti aksionet e saj Klodian Zotos një ditë pas shpalljes fituese, me vetëm 200 mijë lekë?

Përgjigjja: Kompania Italiane e cila mori pjesë në tenderin ndërkombëtar dhe kishte eksperiencën e nevojshme për ndërtimin e impianteve të tilla nuk ia shiti aksionet Klodian Zotos por shoqërise Ndërtim Montim Opërim Patosi me një vlerë simbolike pasi ndërtimi nuk kishte filluar duke nënshkruar një marrveshje nënkontraktimi për të realizur të njejtat punë që kishtë marrë përsipër në ofertë por pa qënë aksioner.Pra nëpërmjet kesaj kontratë nënkontraktimi, e cila është bërë publike edhe në media, partneri Italian merrte përsipër të prodhonte dhe të sillte për montim impiantin e prodhimit të energjisë nga mbetjet në vleren 15 mln Eur (pa tvsh), ndërkohë që dy aksionerët shqiptare Integrated Technology Services (ITS) dhe Ndërtim Montim Operim Patosi do të realizonin ndërtimin e dy landfilleve, impiantin e trajtimit të ujërave, impiantin e riciklimit dhe të gjithë infrastrukturën mbështetëse të cilat kanë përfunduar në masën 100%.

Të plotë e gjeni në video: